Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, ka bërë përzgjedhjen e sportistëve me të dalluar për vitin 2015. Me këtë rast, kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku ka përgëzuar të gjitha klubet dhe individet me të suksesshëm me rezultatet e arritura.
Demaku në fjalimin e tij ka thënë se “viti që po lemë, ka qenë më i suksesshmi në sportin e Drenasit, në veçanti atë në futboll me rezultatet e klubit Feronikeli, po ashtu edhe kblubet e tjera që Komuna jonë krenohet me këto rezultate dhe sukseset e tyre. Ju përgezoj të gjitha klubet për punën dhe vullnetin që keni treguar gjatë këtij viti”, ka theksuar kryetari Demaku. Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini e Sport, z. Agron Dubovci ka thënë se Komuna është krenar me sukseset e juaja dhe do të vazhdojmë të jemi gjithmon afër jush duke ju përkrahur financiarisht e po ashtu edhe në krijimin e kushteve me të mira infrastrukturore sportive.
Juria në perberje prej Shpend Bogiqi, kryetar, ndërsa anëtar , Fatmir Gashi, Agim Thaqi, Mehdi Ademi dhe Bekim Dobra, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e me të mirëve të këtij viti.
Fillimisht janë ndarë mirënjohje për ata të cilet kanë kontribuar në sportin në përgjithësi gjatë këtij viti, pastaj janë ndarë shperblimet.
Sportisti i vitit 2015 është shpallur:
-
Behar Maliqi – Futbollist në KF “Feronikeli”
-
Hazir Asllani – Shigjetar në KSH “Feronikeli”
-
Haxhi Sahala – futbollist në KF “Feronikeli”
-
Liridona Kurrumeli – volejbolliste në KV “Drenasi”
-
Getoar Bujupi – hendbollist në KH “Drenica”
-
Rukije Muja – volejbolliste në KV “Drenasi”
-
Afrim Bazaj – bokser në KB “Drenasi”
-
Kaltrina Fejza – volejbolliste në KV “Gryka”
-
Kaltrina Ramabaja – hendbolliste në KH “Drenica” dhe
-
Fatmir Rruku – shahist në KSH “Feronikeli”