Qeveria komunale e Ferizaj gjatë tërë ditës së premte ka pasur një angazhim të shtuar si me mbledhje e takime po ashtu edhe me vëzhgim të situatës në teren si pasojë e vërshimeve gjatë dy ditëve të fundit.
Duke filluar nga i pari i komunës, Muharrem Svarqa i cili gjatë gjithë kohës ka përcjell situatën në vendin e ngjarjes edhe komisioni për emergjenca po merr të gjitha hapat për evitimin e pasojave.
Komisioni për Emergjenca i formuar ditë më parë gjatë gjithë kohës është në terren dhe po përcjell gjendjen e vërshimeve e sidomos atë në fshatin Tërrn e cila konsiderohet mjaftë e vështirë.
Me këtë rast kryetari i komunës Muharrem Svarqa ka angazhuar ekipet të bëjnë furnizimin me ujë të pijes për banorët e fshatrave të përfshira nga vërshimet si dhe ekipe tjera të cilat do të kujdesen për transportin e nxënësve.
“Edhe nga analizat e bëra dhe mostrat e marra së fundi është konstatuar se uji i puseve si dhe u ujësjellësit është mirë të vlohet gati në të gjitha fshatrat e Ferizajt për shkak të ruajtjes së shëndetit në mënyrën më të mirë për banorët” ka apeluar kryetari Svarqa tek qytetarët e Ferizajt.
Fshati më i rrezikuar ka qenë si gjithmonë fshati Tërrn por përmbytje ka pasur edhe në fshatrat tjera siç janë Bablak Sojevë Dardani Mirosalë dhe në disa pjesë të qyteti të Ferizajt.