Komuna e Ferizajt dënon rastin e vrasjes së rrëqebullit – kafshës së mbrojtur me ligj

Komuna e Ferizajt, përkatësisht, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, përmes Shoqatës së Gjuetarëve “Shqiponja” me të marr informacionin nga terreni, ka denoncuar në Policinë e Kosovës rastin e vrasjes së rrëqebullit – kafshë e mbrojtur me ligj në Kosovë, përkatësisht specie e rrezikuar dhe e hasur në numër shumë të ulët për shkakun e ndikimit negativ të faktorit njeri dhe shkatërrimit të habitatit të tij. Një akt i tillë, barbar varfëron faunën tonë dhe rrezikon zhdukjen përfundimtare të kësaj specie të mbrojtur me ligj. Autoritetet lokale si vazhdimësi të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, kanë marr njoftimin se është arrestuar një shtetas për këtë rast, qytetar i Ferizajt nga fshati Varosh, dhe se po kryhen hetimet e nevojshme si dhe procedura paraprake e paraparë me legjislacionin në fuqi. Komuna e Ferizajt pret verdiktin e gjykatës përkitazi me këtë rast, duke besuar se gjyqësori do të jap shembullin e duhur në mbrojtje të faunës sonë dhe që raste të tilla të mos përsëriten më. Autoritetet komunale falënderojnë Shoqatën e Gjuetarëve “Shqiponja” për angazhimin dhe bashkëpunimin, Policinë e Kosovës për korrektësinë e ndërveprimit si dhe gjithë akterët tjerë që në mënyrë konsistente ndërveprojnë që qytetarëve ferizajas t’i ofrohet një ambient i qetë dhe i sigurt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …