Komuna e Ferizajt dhe Komuna Bafra nga Turqia prite te thellojnë bashkëpunimin

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti, i cili po qëndron në një vizite zyrtare në Turqi së bashku me afaristin ferizajas Faton Hasani, janë pritur sot në një takim nga Kryetari i Komunës së Bafras në Turqi Hamit Kiliç.

Në këtë takim drejtori Derguti, e falënderoi Kryetarin e Komunës se Bafras për mirëpritjen dhe ne emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimin në mes dy komunave.

Në këtë takim të dyja palët janë dakorudar që gjatë vizitës që do të bëjë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, Komunës së Samsunit në Turqi,  gjatë muajit mars me ftese të kryebashkiakut  te Samsunit Mustafa Demir, pritet të vizitoj edhe Kryetarin e Komunës së Bafras Hamit Kiliç.

Pas takimit drejtori Dërguti ka zhvilluar edhe një takim me dhomën tregtare të Turqisë në qytetin e Bafras.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit mes afaristëve të Komunës së Ferizajt dhe asaj të Bafras nga Turqia. Ishte konstatim i përbashkët se ka potencial të madh për bashkëpunim ekonomik mes dy qyteteve.

Një pritje e veçantë e delegacionit  nga Ferizaj, ju bë edhe nga Shoqata e Shqiptareve në Bafra të cilët treguan se në ketë qytet jetojnë mbi 10 mijë shqiptare  prej shumë vitesh. Shumica e tyre ishin biznesmen të suksesshëm të cilët shprehen gatishmërinë për t’a vizituar Ferizajn,  me qëllimin të shtrirjes së  veprimtarisë së tyre edhe në komunën tone.

I gjithë ky aktivitet është në vazhdën e përpjekjeve të Komunës se Ferizajt,  për Zhvillim Ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Komunën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …