leoni

Komuna e Ferizajt e përkushtuar për një ambient të pastër

Gjendja e krijuar së fundmi me menaxhimin e mbeturinave, me ç’rast është dyfishuar konsumi, rrjedhimisht edhe shtimi i sasisë së mbeturinave, nga 100 tonelata në mbi 200 tonelata në ditë, po shkon drejt përmirësimit.

Me këtë rast, i vëmë në dijeni qytetarët se:

– Për herë të parë, kemi rritur pagat e punonjësve të mirëmbajtjes dhe kemi kryer procedurat për njohjen e stazhit të punës të të gjithë punëtorëve të mirëmbajtjes;

– Kemi bërë pothuajse gati objektin e ri të KRM “Pastërtia” ku shumë shpejt do të dislokohet i gjithë stafi dhe makineritë nga lokacioni aktual të cilin do ta shndërrojmë në park publik;

– Kemi shtuar për mbi 1000 kontejnerë, vend-hedhjet e mbeturinave;

– Tashmë kemi rritur kapacitetet e operimit me makineri në terren, me staf e makineri shtesë si dhe duke kontraktuar edhe kompani shtesë të licencuara për menaxhimin e mbeturinave;

– Inspektorët e mjedisit janë 24/7 të angazhuar në monitorimin e gjendjes dhe konform legjislacionit në fuqi, do të shqiptojnë gjoba;

– Kemi pastruar disa herë mbeturinat në vendgrumbullimin e tyre në oborrin e KRM “Pastërtia”;

– Jemi në pritje të pranimit të kamionëve të rinj dhe pajisjeve përcjellëse që do të lëshohen menjëherë në punë operative në terren;

Ju vëmë në dijeni gjithashtu se:

-Punonjësit e mirëmbajtjes janë vazhdueshëm në terren, duke punuar me orar të zgjatur, porse për të mbajtur ambientet publike pastër, lypset edhe bashkëpunimi qytetarë:

– Duke respektuar oraret e hedhjes së mbeturinave (orar që çdo ditë publikohet në faqen e KRM Pastertia);

– Hedhja e mbeturinave të bëhet në vendet adekuate e jo kudo nëpër rrugë;

– Mbeturinat të jenë të futura në qese najloni dhe të jenë të mbyllura;

– Mbetjet/mbeturinat inerte, të ngurta (si material ndërtimor, mobilje, teknikë e bardhë etj) duhet të hidhet në zonën e përcaktuar të grumbullimit në deponinë e fshatit Dremjak.

Për mjedisin e pastër kemi detyrim të gjithë, andaj apelojmë të respektoni në përpikmëri, udhëzimet e lartcekura në mënyrë që, fillimisht të respektohet puna e punonjësve të palodhur të mirëmbajtjes dhe më shpejt të përmirësohet gjendja e përgjithshme me menaxhimin e mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …