Mbështetja për bujqit dhe fermët nga komuna e Ferizajt po vazhdon. Sot Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu bashkë me Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë z, Burim Bajrami kanë shpërndarë për 62 bletarë ferizajas centrifuga, këmisha dhe tymuese duke përmbyllur ciklin e furnizimit të të gjithë bletarëve nga Komuna e Ferizajt me centrifuga duke lehtësuar e zhvilluar këtë veprimtari shumë të rëndësishme.