Asnjë qeverisje tjetër nuk mbështeti më shumë bujqit e fermerët sesa qeverisja aktuale e Ferizajt. Këtë e thonë statistikat dhe kënaqshmëria e bujqve dhe fermerëve ferizajas. 116.66% është rritur buxheti i përgjithshëm në bujqësi që në fillim të mandatit të kryetari Aliu. Janë qindra bujq e fermerë që përfituan në dhjetëra thirrje publike për mekanizëm e pajisje bujqësore si dhe subvencionim të kulturave bujqësore. Edhe të enjten janë shpërnda freza për 55 bujq përfitues, mekanizëm ky që do t’ua lehtësoj skajshmërisht punën e tyre të përditshme, rrjedhimisht të rris mirëqenien e tyre të fituar me djersën e ballit.
T’i gëzojnë këto pajisje pune, bujqit ferizajas! Ka thënë kryetari Aliu.