Paraditen e sotme nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Skender Krasniqi. Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim shkëmbimin dhe ofrimin e këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, dhe që nxënësve të shkollave të mesme të ju mundësohet të vijojnë praktika profesionale pranë bizneseve anëtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.