Komuna e Ferizajt, ofron mundësi të mira të investimeve nga Diaspora

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një tryezë diskutimi me bashkatdhetarët. Në këtë tryezë ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë më drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Balton Dërguti. Fillimisht mirë se ardhje ju shprehi të gjithë të pranishmëve Kryetari Aliu, me ç’rast kanë diskutuar çështje të shumta në mesin e tyre ishte edhe mundësia  e bashkëpunimit mes bashkatdhetarëve për të investuar në qytetin e tyre. Ai tha se Komuna e Ferizajt, ofron potenciale të shumta për investime. E nga ana tjetër drejtori Balton Dërguti,  është shprehur se ky takim ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt fuqizimit të lidhjeve në mes diasporës dhe komunitetit duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe investimet.

Takime të këtij lloji pritet të mbahen edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …