Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj gjatë muajit dhjetor do të organizoj tri aktivitete për bashkatdhetarët tanë.
– Më 23.12.2023, në ora 12:00, Klubi Alpin “Prishtina” në bashkë organizim me alpinistin ferizajas Besnik Reka, organizojnë lëshimin me litar nga ndërtesa e Komunës, aktivitet ky kushtuar bashkatdhetarëve.
– Me 24 Dhjetor 2023 ora 10:00 organizohet vizitë vendeve turistike në komunën e Ferizajt dhe ecje e shkurtë malore(Hiking). Drejtoria ka siguruar transportin, ndërsa vizitat do të shoqërohen nga Shoqata Bjeshkatare Alpine “Lybeteni në Ferizaj”.
– Me 27 Dhjetor 2023 do të mbahet tryezë me Diasporën me qëllim të informimit për mundësitë potenciale ekonomike që ofron komuna e Ferizajt. Tryeza do të mbahet në Hotel “Rubis” në Ferizaj në ora 10:00.
Komuna e Ferizajt fton të gjithë qytetarët nga Diaspora që gjatë kësaj kohe po qëndrojnë në Kosovë të marrin pjese në këto tri aktivitete.