Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040, (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), në bazë të nenit 70 të Statuti të Komunës së Ferizajt 01 Nr. 50 të datës 28.06.2013 si dhe nenit 6 pika 1.2 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Zyrën për Informim, bën:
Njoftim për diskutim publik
Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se organizohet diskutim publik për:
Draft-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën së Ferizajt
Diskutimi Publik do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës me datën 18.07.2022 duke filluar nga ora 10:00.
Luten të gjithë qytetarët që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në mënyrë që kjo Rregullore të jetë sa me e kompletuar.