Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), Statutit të Komunës së Ferizajt si dhe Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt në bashkëpunim me Zyrën për Informim organizon:
Konsultim Publik
Qytetarë të nderuar të Komunës së Ferizajt, ju ftojmë që të merrni pjesë në dëgjimin publik për: Projekt-buxhetin e komunës së Ferizajt për vitin 2023. Ky dëgjim publik, organizohet nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe Zyrën për Informim. Dëgjimi publik do të mbahet më 15.09.2022 (e enjte) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Ferizajt duke filluar nga ora 10:00. Të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt. Njoftimin dhe të dhënat për buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni të publikuara në ueb faqen zyrtare të komunës në vegëzën: