Edhe komuna e Ferizajt njofton se ka organizuar transportin falas për qytetarët që duan të bashkohen në lamtumirën e fundit për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Me qëllim pjesëmarrjen e qytetarëve në homazhe dhe ceremoninë e varrimit të Heroit të Kosovës, Adem Demaçi, Komuna e Ferizajt, me iniciativën e kryetarit të Komunës, Agim Aliu, ka organizuar transport falas me autobus për qytetarët që duan të jenë pjesë në këtë ceremoni. Nisja bëhet në ora nga 08:15, përballë Shkollës Fillore e Mesme e Ulët ‘Gjon Serreçi’, rruga: “Ahmet Kaçiku”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Ferizajt.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …