Komuna e Ferizajt përgatitet për ardhjen e Diasporës

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj organizoi sot një takim me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve të qytetit për të diskutuar aktivitetet që parashihen të mbahen për mikpritjen e diasporës.  Në këtë rast, u vendos që nga data 30 korrik deri më 2 gusht të mbahet panairi i produkteve artizanale, ndërsa më 2 gusht do të organizohet një tryezë me bizneset nga diaspora dhe aktivitete të tjera për promovimin e turizmit, si ecje malore dhe aktivitete të tjera.  Gjithashtu, në këtë takim u diskutua që së bashku me kryetarët e fshatrave të njoftohen sa më shumë përfaqësues të diasporës që të jenë të pranishëm në aktivitetet që do të zhvillojë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj gjatë këtyre ditëve, kur mërgata është më e pranishme. Këto aktivitete pritet të forcojnë lidhjet me diasporën dhe të nxisin zhvillimin ekonomik dhe turizmin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Projekti “Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim” në Ferizaj

Ceremonia përmbyllëse e projektit “Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim” në Ferizaj dhe …