Njoftohen qytetarët e Komunës së Hani të Elezit se më datë 04.05.2020 do të vazhdohet me shërbime të vaksinimit me kapacitet të plotë, ku do të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 2-18 muaj sipas kalendarit të vaksinimit. Derisa shërbimet e imunizimit vazhdojnë me kapacitet të plotë, vëmendje të veçantë do ti kushtohet masave të parandalimit të infeksionit për të shmangur transmetimin e virusit COVID-19 gjatë ofrimit të shërbimeve të imunizimit të cilat përfshinë:
-
Shmangien e grumbullimit gjatë pritjes të personave të cilët do të marrin shërbime të imunizimit.
-
Shoqëruesi (të merr pjesë vetëm një shoqërues) gjatë imunizimit për masat ndaj COVID-19, përfshirë përdorimin e higjienës gjatë frymëmarrjes dhe rëndësinë e distancimit social (mbajtja e një distance prej të paktën 1 metër nga të tjerët).
-
Aty ku është e mundshme të kontaktohet motra e vaksinimit për të caktuar termine me qëllim shmangies së turmës.