Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i shoqëruar nga nënkryetari Mallzum Qajani dhe Nexhmedin Daci, Drejtor i Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtje të Mjedisit, pritën në takim pune zyrtarë nga projekti i GIZ-it, Rudina Qerimi, këshilltare për planifikim hapësinorë në nivel lokal dhe Shkëlqim Daci, këshilltarë për planifikim hapësinorë në nivel qendrorë. Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i “Marrëveshjes së Bashkëpunimit” ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) GmbH për bashkëpunim të ngushtë në aktivitete të përbashkëta për avancimin e sistemit komunal të planifikimit hapësinorë. Komuna e Hanit të Elezit dhe GIZ-i përmes këtij projekti kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunës për të kryer detyrat në fushën e planifikimit hapësinorë dhe ndarjen e zonave urbane dhe rurale të tërë komunës sipas standardeve të reja të përcaktuara në ligjin për Planifikimin Hapësinorë.
Projekti pritet të realizohet deri në fund të vitit 2021.