Komuna e Hanit të Elezit dhe Kaçanikut me Marrëveshje Bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi. Takimi është realizuar me qëllim të nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërkomunal në mes të komunës së Hanit të Elezit dhe Komunës së Kaçanikut. Kjo Marrëveshje lidhet me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërkomunal si dy komuna fqinje dhe me qëllim të harmonizimit dhe realizimit të aktiviteteve të ndryshme në interes të qytetarëve të dy komunave.

Me këtë marrëveshje janë identifikuar fushat e bashkëpunimit në

  1. Administratë komunale

  2. Arsim, kulturë dhe sport

  3. Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale

  4. Mbrojtje te pasurive natyrore dhe të ambientit

Të dy palët u pajtuan që të i përmbahen kësaj marrëveshje, dhe pajtohen që drejtoritë përkatëse të dy komunave të nënshkruajnë marrëveshje të veçanta për nevoja të përbashkëta. Në takim ishin prezent nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani, drejtori i DAK-së Menduh Vlashi si dhe Izahir Doda drejtor i DAK-së nga Komuna e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Kënaqësi t’i pres e t’i uroj kampionët që lartësuan e bën krenarë jo vetëm Ferizajn por gjithë Kosovën

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e tij …