Tradita e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Kaçanikut po vazhdon.
Kjo u konfirmua edhe sot gjatë vizitës të Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe nënkryetarit Ylber Bajra të cilët u pritën nga Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani.
Takimi ishte rast që udhëheqësit e dy komunave të bashkëbisedojnë lidhur me zhvillimet aktuale në komunat përkatëse si dhe për perspektivën e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave