Komuna e Hanit të Elezit fillon me Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK)

Duke e konsideruar si njërin ndër dokumentet më të rëndësishme, Komuna e Hanit të Elezit ka filluar me Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) 2020-2027. Hapjen e kësaj punëtorie e bëri nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij dokumenti si bazë e zhvillimit të ardhshëm të komunës. Deri më tani është hartuar gjendja ekzistuese e Komunës së Hanit të Elezit e cila është prezantuar nga eksperti i angazhuar Sami Stagova. Në ditën e parë të punëtorisë ku pjesëmarrës janë drejtorë e zyrtarë komunal, këshilltarë komunal, anëtarë të komiteteve konsultative dhe komunitetit të biznesit, është duke u bërë analiza e gjendjes ekzistuese (SWOT-analiza) dhe të ndarë në grupe punuese janë duke u vlerësuar:

  1. Zhvillimi Social

  2. Zhvillimi Ekonomik

  3. Furnizimi me ujë/kanalizim, mbeturina dhe furnizimi me rrymë

  4. Transporti dhe telekomunikacioni

  5. Trashëgimia natyrore/kulturore, Mjedisi, Vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut dhe fatkeqësive (VMRF).

Grupet punuese do të kenë për detyrë të japin një pasqyrë më të qartë të identitetit lokal, për të vlerësuar përparësitë, mangësitë, mundësitë dhe sfidat si dhe përcaktimin e qëllimeve dhe objektivave realiste në përputhje me vizionin e zhvillimit të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …