Në kuadër të projektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe në bashkëpunim të ngushtë me projektin Shërbime të Qëndrueshme Komunale të GIZ, komuna e Hanit të Elezit ka qenë përfituese e Grantit të Performancës – Mjedisi i Pastër (GP-MP). Komuna Hanit të Elezit vitin e kaluar ka pranuar 894 kontejner 120L si rezultat i performancës së mirë në garën për mjedis të pastër, në vlerë prej 16,986.00 euro, kurse pjesa tjetër e fondit të mbetur, Komuna e Hanit të Elezit e implementoi në realizimin e furnizimit me traktorë, me të gjitha pajisjet përcjellëse si dhe pajisjet për pastrim të borës dhe hedhje të kripës në vlerë prej 32.400.00 euro. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, me këtë rast pranoi në takim rasti Vjollca Behluli Këshilltare në kuadër të projektit të GIZ-it të cilën e falënderoi në emër të komunës së Hanit të Elezit. Përfitimet nga Grantit i Performancës- Mjedisi i Pastër (GP-MP) do ta ndihmojnë komunën e Hanit të Elezit në mënyrë që të plotësoj nevojat e komunës dhe të jenë të gatshme të zgjerojnë aktivitetet e tyre në fushën e menaxhimit të mbeturinave përtej shërbimit bazik.