Komuna e Hanit të Elezit është duke investuar edhe në zonat urbane të Hanit të Elezit. Ndër projektet që po përkrahet nga banorët e Hanit të Elezit, është projekti i asfaltimit të trotuarit të këmbësorëve nga Hani i Elezit deri te Uji i Thart. Me këtë projekt, Komuna e Hanit të Elezit ju është përgjigjur komunitetit të cilët e kanë kërkuar këtë projekt, me qëllim të përmirësimit të sigurisë së këmbësorëve të cilët e shfrytëzojnë këtë rrugë e me theks të veçantë të nxënësve të cilët janë në numër të konsiderueshëm nga kjo anë e Hanit të Elezit. I tërë projekti është i hartuar ashtu që ky segment i këmbësorëve me gjatësi prej mbi 2.5 km të ketë gjerësi prej 3m, ndërtimin e urave, ndriçimin publik si dhe drunj dekorativ përgjatë gjithë shtegut. Realizimi i këtij projekti është bashkëfinacim ndërmjet komunës së Hanit të Elezit, dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në vlerë prej 235,155.00 euro