leoni

Komuna e Hanit të Elezit me sukses po zbaton masat parandaluese kundër COVID-19

Këshilli komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit, mbajti takimin e rregullt për të vlerësuar gjendjen aktuale. Takimin e hapi Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma i cili njëherit është edhe kryesues i këtij këshilli për të konstatuar se në komunën e Hanit të Elezit nuk ka as një rast të infektuar me virusin COVID-19. Ai tha se komuna e Hanit të Elezit përkatësisht të gjithë sektorët e obliguar për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 janë në koordinim të plotë me Vendimet e Qeverisë së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së. Sipas Kryetarit Suma këto masa janë duke u zbatuar në tërësi dhe në baza ditore është duke u monitoruar zbatimi i tyre. Kryetari Suma tha se fatmirësisht nuk kemi as një rast të infektimit me COVID-19, ndërsa informatë shumë e mirë është se edhe 10 nga bashkatdhetarët që kanë qenë në vetizolim pas analizave kanë rezultuar negativ. Nejazi Luma, Drejtori i QKMF-së “Dr.Menduh Kaloshi” në raportin e tij tha se të gjitha kapacitetet e kësaj qendre mjekësore janë angazhuar që të jenë në shërbimin e situatës së krijuar dhe se stafi mjekësor i kësaj qendre janë duke i zbatuar të gjitha rekomandimet e IKSHP-së. Që nga fillimi i zbatimit të masave parandaluese në dy pikat kufitare, Vendkalimit kufitar dhe terminalit doganorë janë regjistruar 3347 hyrje dalje, në javën e fundit rreth 1000, mirëpo sipas Lumës numri është në një trendë të zvogëlimit të vazhdueshëm ku sipas tij në 24 orët e fundit janë regjistruar 79 hyrje. Shumica dërmuese janë transportues të mauneve, ndërsa kalime individuale janë shumë pak edhe ata 2 deri në 4,5 raste edhe ata kryesisht me leje të veçanta. Drejtori Nejazi Luma tha se monitorimet në vendkalimet kufitare janë duke u mbikëqyrur nga stafi i QKMF-së “Dr.Menduh Kaloshi”, të ndihmuar nga ekipet nga komunat Kaçanik, Ferizaj e Prishtinë. Ai theksoi se aktualisht QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” është e furnizuar me pajisjet e domosdoshmet për të realizuar aktivitete konform situatës aktuale. Edhe Drejtoreshe e DSHMS-së Medina Imishti tha se janë në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së për ti realizuar rekomandimet nga këto institucione. Janë bërë dezinfektimet në objektet publike, është caktuar orari i kujdestarisë për barnatoret dhe janë në bashkëveprim të plotë me inspektorët për të mbikëqyrë këto obligime edhe në objektet afariste që kanë drejtë operimi gjatë kësaj kohe. Ndërsa Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit, Toger Nuhi Dema tha se Shërbimi Policorë është duke i realizuar në plotni obligimet që dalin nga Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas tij qytetarët në masë të madhe janë duke i respektuar masat e ndalim qarkullimit. Ai tha se është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …