Komuna e Hanit të Elezit përmbylli ciklin e takimeve konsultative rreth hartimit të Projekt – Buxhetit për vitin 2019

Me tubimin për banorët e Hanit të Elezit, dhe fshatrave: Dimcë, Laç, Pustenik si dhe Lagjet: Lagja e Re, Uji i Thartë dhe Meliq, Komuna e Hanit të Elezit përmbyllë ciklin e takimeve konsultative rreth hartimit të Projekt – Buxhetit për vitin 2019 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2020-2021. Sipas Nënkryetarit të Komunës Mallzum Qajani dhe Shabi Rexhallari, Drejtorit për Buxhet dhe Financa, takimet me bashkëqytetarë ishin në funksion të dhënies së ideve dhe propozimeve për hartimin sa më cilësor të projekteve zhvillimore të Komunës së Hanit të Elezit. Sipas tyre projeksionet në kornizën fiskale komunale për vitet 2019-2021, janë të bazuara në përputhshmëri të plotë me kufijtë buxhetor me Qarkoren Buxhetore nr. 2019/01 për Komunat dhe me parashikimet e miratuara me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 në nivel të vendit. Një vëmendje e veçantë duhet kushtuar politikave fiskale (politikës së të ardhurave si nga granti i qeverisë, të hyrave vetanake komunale si dhe shpenzimeve). Për vitin fiskal 2019 parashohim një buxhet prej 2,915,921 € apo një rritje prej 199,324 € ose për 7.34 % më i madh apo në raport me vitin 2018. Analizuar financimin sipas llojeve të granteve qeveritare, në periudhën vijuese 2019-2021, trende të rritjes do të kemi në financimin nga Grant i përgjithshëm (GP), pasi që nga shuma prej 1,343,805 € sa është në vitin buxhetor 2018, në vitin e parë buxhetor 2019 do të kemi në dispozicion shumën prej 1,394,122 € apo një rritje prej 50,317 € ose për afër 3.74 %. Edhe pse Komuna e Hanit të Elezit tashmë ka realizuar projektet kryesore infrastrukturore, nga komuniteti ende ka kërkesa për projekte të kësaj natyre, kryesisht shtrimi i disa rrugicave lokale, përmirësim të rrjetit të kanalizimit, dhe shtrim të rrjetit të ndriçimit publik. Të theksuara kanë qenë ankesat për rrjetin elektrik, cilësinë e dobët të furnizimit dhe sidomos defektet e shpeshta për shkak të vjetërisë të sistemit ekzistues.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …