leoni

Komuna e Hanit të Elezit pranon 3000 maska mbrojtëse, donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhuroi donacion prej 3000 maskash mbrojtëse për Komunën e Hanit të Elezit përkatësisht për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit. Në rrethanat kur edhe në Komunën e Hanit të Elezit ka filluar me vaksinimin masiv të komunitetit, ky kontingjent i maskave do të jet i mirëseardhur në këtë situatë. Pranimin e donacionit e bëri Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Han të Elezit, Medina Imshti e cila në emër të Komunës së Hanit të Elezit shprehu falënderim ndaj donatorit për ndihmën e vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …