Komuna e Junikut ka nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi me Agjencinë e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, program i cili ka për qëllim zbatimin e masave të Efiçiencës së Energjisë dhe zbatimin e masave të EE dhe BRE. Ky projekt është në pajtim të plotë me zbatimin e Planit Nacional për Efiçiencë të Energjisë dhe është vazhdim i bashkëpunimit në fushën e promovimit të efiçiencës në mes të Ministrisë dhe Komunave të Kosovës e që kontribuon në përmbushjen e obligimeve të Kosovës ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë.