Komuna e Junikut është e shqetësuar me gjendjen jashtëzakonisht të rëndë me furnizim me energji elektrike

Komuna e Junikut është e shqetësuar me gjendjen jashtëzakonisht të rëndë me furnizim me energji elektrike, gjendje kjo e cila vështirëson jetën e qytetarëve të Junikut, si të ekonomive familjare, të bizneseve dhe jetën normale në përgjithësi. Kjo gjendje nuk është e tanishme por është një vazhdimësi e cila po ndodhë tash e një kohë të gjatë. Edhe përkundër premtimeve për përmirësim nga ana e KEDS-IT, gjendja vazhdon të mbetet e rëndë. Komuna e Junikut i ka ofruar bashkëpunim KEDS-it për çdo aktivitet të tyre deri me tani, por nga sot si pasojë e gjendjes jashtëzakonisht të rëndë energjetike, injorimit të kërkesave të qytetarëve, mungesës së vullnetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim me komunën për të zgjidhur situatën e rëndë e cila ka përfshirë komunën e Junikut me rrethinë, ndërpret çdo lloj bashkëpunimi, deri në përmirësimin e gjendjes. Për veprimet e tjera Komuna nuk mban asnjë përgjegjësi, duke pasur para sysh faktin se qytetarët e Komunës së Junikut janë ndër paguesit më të rregullt të energjisë në Kosovë, ku pagesa e faturave shkon mbi 90%.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …