Komuna e Junikut falë donatorëve dhe bashkatdhetarëve bëhet me pajisje të ultrazërit

Kryetari i komunës se Junikut Agron Kuçi, së bashku me stafin e tij vizitoj objektin e QKMF-së në Junik, ku u prit nga stafi i kësaj qendre. Nga stafi i kësaj qendre u prezantuan pajisjet e reja të cilat janë pjese e kësaj QKMF-je falë donatorëve si AQH dhe bashkatdhetarit XHafer Balaj. QKMF në Junik është pajisur me ultrazë i cili së shpejti pritet të vihet në përdorim, gjithashtu në bashkëpunim me organizatën AQH kjo qendër është pajisur me aparatura për matjen e sheqerit në gjak dhe analizave tjera. Gjithashtu nga kjo organizatë janë pajisur me teknologji disa dhoma të cilat kanë karakter këshillues, këto dhoma janë të pajisura me loptop, monitor, projektor që plotësojnë kushtet për punë me një standard të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj gati për të shënuar 22 prillin – Ditën e Tokës

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Alberton Sahiti, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një …