Komuna e Junik ka shënuar 24 vjetorin e Epopesë se UÇK me një seancë Solemne ne Sallën e Asamblesë Komunale, me prezencën e Kryetarit të Komunës Ruzhdi shehu, nënkryetarit, të Drejtorëve, përfaqësuesve fetar, Komandantit të Stacionit të Policisë, Anëtarëve të Asamblesë Komunale dhe të pjesëmarrësve të tjerë. Me Himnin e Kosovës dhe më një minutë heshtje filloj Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës. Me një fjalë rasti seancën e hapi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Shpejtim Gacaferi. Po ashtu, Kryetari Shehu mbajti një fjalë rasti në nderë të 24 vjetorit e Epopesë se UÇK-së. Seanca u shpallë e mbyllur me kujtimin për sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kombit dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë që e gëzojmë ne sot. Gjithashtu, janë bërë homazhe para lapidarëve të dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit tonë.