Komuna e Junikut ka nënshkruar marrëveshje për bashkë-aplikim në thirrjen e III-të IPA CBC Kosovë-Mali i Zi

Komuna e Junikut ka nënshkruar marrëveshje për bashkë-aplikim në thirrjen e III-të IPA CBC Kosovë-Mali i Zi, projekt i cili do të jet i fokusuar në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe që fuqizon këto dy komuna në këtë sektor. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi dhe kryetari i komunës së Petnicës Samir Agoviç u dakorduan në ndarjen e përgjegjësive për implementimin e projektit ndërkufitar duke u zotuar për implementim korrekt dhe në përputhje me kriteret e donatorit. Pjesë e takimit ishin edhe Gazmir Raci nga Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programeve IPA BNK Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë dhe përfaqësuesi nga MAPL-së Ylli Valla, të cilët përshëndeten bashkëpunimin ndërkufitar mes këtyre dy komunave.

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …