Njoftohen qytetarët e Komunës së Junikut, se Komuna e Junikut ka themeluar task forcën për aktivitetin “Ta Pastrojmë Kosovën”. Me vendimin e datës 13.09.2018, në të cilin do të përfshihen: qeveria komunale me shërbyesit civil, shkolla fillore dhe ajo e mesme me arsimtarët dhe nxënësit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Junik, stacioni i Policisë në Junik, shërbimi i zjarrfikësve, OJQ-të, sportistët, bizneset dhe gjithë qytetarët e Komunës së Junikut. Aktiviteti fillon të shtunën me datë 15.09.2018 në ora 08:00 nga oborri i Komunës së Junikut. Si pika pastrimi janë rrugët dhe lokacionet:
-
Junik – Batushë – Gjakovë
-
Junik – Voksh- Deçan
-
Junik – Rastavicë
-
Junik – Dobrosh – Gjakovë
-
Junik – Hereq
-
Rrugët tjera lokale në Komunën e Junikut
-
Parku i pishave Moronicë
-
Shtrati i Lumit Erenik
-
Përroi i barishtës
-
Varrezat komunale
-
Vneshtat e Junikut
-
Kallavaji i Junikut
-
Qafa e Jasiqit
-
Shkoza