Komuna e Junikut në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë dhe OJQ HUMAN, organizuan tryezë me temën “Dukuria e shpërndarjes dhe përdorimi i narkotikëve tek të rinjtë“
Në kuadër të projektit: Fuqizimi i lidhjeve në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë, përkrahur nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, programi për çështje ndërkombëtare të narkotikeve dhe zbatim të ligjit, implementuar nga organizata joqeveritare Human, mbajtën tryezën me temën “Dukuria e shpërndarjes dhe përdorimi i narkotikeve tek të rinjtë”. Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport Xhavit Velijaj, zyrtarët për arsim nga Komuna e Junikut, drejtorët e shkollave të komunës, këshilli i prindërve dhe nxënës. Në këtë takim u diskutua prezenca e narkotikeve në institucionet shkollore dhe jashtë tyre në përgjithësi si problem prezent në shoqërinë tonë. Gjithashtu, temë diskutimi ishin edhe masat të cilat duhet ndërmarrë për parandalimin e këtyre dukurive negative, përvojat e ndryshme dhe rëndësia e prezencës së psikologëve në shkollë, ku nxënësit apo studentet mund t’i paraqesin brengat dhe shqetësimet e tyre.