Komuna e Junikut në bashkëpunim me Anibar po ofron mundësin për student apo të sapo diplomuar, që të bëjnë punë praktike me pagesë në Komunën e Junikut

Komuna e Junikut në bashkëpunim me Anibar po ofron mundësin për student apo të sapo diplomuar, që të bëjnë punë praktike me pagesë në Komunën e Junikut. Programi i punës praktike me pagesë, do të ju mundësojë studentëve që të punojnë ngushtë me administratën e Komunës, të mësojnë më shumë rreth qeverisjes lokale dhe mundësive për të rinjtë si dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në krijimin e platformës elektronike që ka për qëllim që të ofrojë hapësirë për të rinjtë që të bashkëpunojnë dhe të kyçen direkt në procese vendimmarrëse publike në vendin e tyre, dhe jo vetëm. Të interesuarit për këtë program duhet të përmbushin kushtet si në vijim:

  • Të jenë studentë të vitit të fundit akademik ose të kenë diplomuar gjatë periudhës (2018 – 2020);

  • Të jenë banorë në komunën për të cilën aplikojnë;

  • Të jenë të disponueshëm për të mbajtur periudhën e plotë të praktikës tre mujore (prill – qershor 2020);

  • Të jenë të disponueshëm për të ndjekur trajnimet përgatitore katër ditore, që organizohen nga Anibar.

Si të aplikoni?

  • Dërgoni CV-në dhe një letër motivuese duke treguar arsyet pse dëshironi të jeni pjesë në programin e praktikës (në gjuhën shqipe ose angleze);

  • Përvoja e punës e mëhershme nuk është e nevojshme dhe prioritet do të ju ipet atyre që nuk kanë punuar më herët. Mirëpo, në letrën motivuese nga të interesuarit duhet të ceket se si do të ju shërbejë kjo praktikë për të ardhmen;

  • Të bashkangjitur duhet të dërgohet vërtetimi që jeni student pranë ndonjërit nga Universitetet, ndërsa për të diplomuarit diplomën nga Universiteti;

  • Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në e-mail adresën: [email protected] me titull: “Programi i praktikës – Pejë (ose komuna nga vini)”.

Të përzgjedhurit do të informohen përmes email-it dhe do të kontaktohen për të marrë pjesë në trajnimet përgatitore. Thirrja do të jetë e hapur nga data 28 shkurt 2020 deri me 13 mars 2020 ora 23:59. Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit: “Të Rinjtë për Ndryshim”, në kuadër të programit “Angazhimi për Barazi – E4E” i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo, dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …