Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi ka nënshkruar konfirmimin për mbështetje të zhvillimit të projektit “Natur Kosova”, projekt i cili erdhi nga identifikimi i objektivave të nevojshme për përkrahje nga Komuna e Junikut drejtuar Agjensionit Italian për Zhvillim dhe Bashkëpunim me qëllim zhvillimin e turizmit. Projekt-ideja e komunës së Junikut me qëllim të zhvillimit të turizmit kulturor, natyror, rekreativ e shpirtëror e paraqitur tek Qeveria Italiane në Romë përmes Agjensionit shtetëror Italian, ishte objektiv nga dhe u aprovua për tu mbështetur si projekt. Projekti që do fuqizoj turizmin në komunën e Junikut është projekt tre vjeçar dhe ka vlerën 1.8 Milion Euro, ku synon që përmes turizmit natyror dhe kulturor të përmirësoj jetën e komunitetit lokal.