Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, nënshkroi kontratën për asfaltimin e rrugës lokale Junik- Jasiq me Operatorin Ekonomik “Arfa Group SH.P.K”.
Rruga lokale Junik-Jasiq, paraqet një projekt të rëndësisë së veçantë i cili u mundëson banorëve të fshatit Jasiq qasje më të lehtë në pronat e tyre dhe është parakusht kryesor për zhvillimin e bujqësisë në këtë pjesë, ka thënë kryetari Kuçi.