Komuna e Junikut, njofton shkollat e Komunës së Junikut, se ka marre vendim që mësimi të shtyhët deri më 21.01.2019

Komuna e Junikut, njofton shkollat e Komunës së Junikut, se ka marre vendim që mësimi të shtyhët deri më 21.01.2019. Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit është marrë si rezultat i grevës që është paralajmëruar për ditën e hënë me datë 14.01.2019, nga Sindikata e bashkuar e Arsimit dhe Kulturës, si dhe përshkak të reshurave atmosferike ditëve të fundit dhe temperaturave shumë të ulëta që po mbretërojnë në Kosovë. Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit, fillon nga dita e marte datë 15.01.2019, dhe vazhdon deri ditën e hënë datë 21.01.2019. Ndryshe, Komuna e Junikut gjithashtu i garanton prindërit dhe shkollat, se asnjë ditë e humbur nuk do të mbetet pa u zëvendësuar, ato do të zëvendësohen në fund të vitit shkollor apo ditëve të vikendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …