Komuna e Junikut nuk ka shënuar asnjë rast të infektuar me COVID-19, ndërsa si masë preventive institucionet publike janë duke punuar me staf të reduktuar dhe qytetarët obligohen të bartin maskë gjatë marrjes së shërbimit. Qytetarët e Junikut po vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe disiplinë në vazhdimësi që nga shfaqja e Pandemisë, duke u vetizoluar në rast lëvizje apo kontakti me persona të vendeve që shënojnë raste të të infektuarve me COVID-19, gjithashtu qytetarët e riatdhesuar apo që kanë ardhur nga qytete tjera të prekura nga Virusi COVID-19 që nga data 13 Mars janë vetizoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përcjell nga stafi mjekësor për 14 ditë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, ashtu siç po veprohet edhe tani kur kemi lirim të lëvizjes tokësore dhe rritje të fluksit të mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen. Rasti i konfirmuar pozitiv me COVID-19 i bashkëvendasit tanë një javë pasi që është kthyer në Zvicër nga Kosova nuk duhet të merret si shqetësim, pasi që familjarët e tij në Kosovë vullnetarisht kanë shprehur gatishmërinë të vetizolohen edhe pse nuk shfaqin asnjë simptomë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Lusim qytetarët të tregojnë kujdes në respektimin e masave mbrojtëse, të vazhdojnë të tregojnë disiplinën e treguar gjatë tre muajve paraprak, pasi që respektimi i masave mbrojtëse do ju mbajë të shëndetshëm.
-
Respekto distancën
-
Kurse stigmatizimin, trego kujdesin
-
Repekto masat mbrojtëse, qëndro i shëndetshëm
-
Kujdes po, Panik jo