Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, njofton bashkëqytetarë se të Martën, me datë: 05.07.2022 në ora 16:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Junikut, do të mbahet takim i hapur me Qytetarë, ku të gjithë të interesuarit drejtpërsëdrejti mund ti adresohen kryetarit të komunës për:
-
Punën e Komunës
-
Prioritetet e Komunës
-
Situata e sigurisë në Komunën e Junikut ( formimi i këshillit komunal për siguri në bashkësi, Situata me COVID 19)
-
Infrastruktura komunale, ( rrugore, ndriçimi, kanalizimi, uji i pijes )
-
Shërbimet administrative komunale
-
Planifikimin Urban të Qytetit
-
Buxhetin Komunal
-
Aktivitetet Kulturore dhe sportive.
Rëndësi të posaçme në këto takime ka pjesëmarrja aktive e qytetarëve me ide dhe sugjerime për avancimin e punëve të institucioneve komunale. Të gjitha shqetësimet, preokupimet dhe sugjerimet tuaja do të jenë të mirëseardhura në këtë takim. Të nderuar bashkëqytetarë pjesëmarrja e juaj në këtë takim dëshmon përcaktimin tuaj për Demokraci, ku si parakusht kryesorë nënkupton pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes. Thuhet në njoftimin e Kryetarit të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu.