Komuna e Junikut organizon të hënën debat publik me qytetarë

Bazuar në ligjin për Vetëqeverisje lokale dhe statutit të komunës së Junikut, të hënën me 3 korrik 2017 me fillim në ora 11.00h në ambientet e Sallës së Kuvendit Komunal të Junikut organizohet takim Publik me Qytetarë.

Me këtë rast do të diskutohen dy pika të rendit të ditës

  1. Të arriturat e Komunës së Junikut gjatë vitit 2017

  2. Debat Publik i qytetarëve me përfaqësuesit e institucioneve të Komunës për punën dhe aktivitetin e tyre.

Në mbledhje ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar nga kjo komunë.

Komuna e Junikut do t’i shqyrtoj propozimet e bëra nga qytetarët në pajtim me ligjet, statutin dhe rregulloret në fuqi.

Debatin me qytetarë e ka thirrut, kryetari i Komunës, Agron Kuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …