Komuna e Junikut për të III-tën herë merr çmimin e I-rë për performancën komunale në nivel Kosove

Në një garë të fortë mes 38 komunave, bazuar në 14 fusha dhe 77 indikatorë të performancës me 88.14%, komuna e Junikut për të tretën herë radhazi shpallet komuna me performancën më të mirë për vitin 2018 nga MAPL dhe DEMOS. Qeverisja Demokratike, Menaxhimi Komunal, Transparenca, Integriteti si dhe Klima e mirë Zhvillimore bëri që edhe një herë Komuna e Junikut të vlerësohet si komuna më efektive në Republikën e Kosovës. Është një ndjenjë e veçantë, ndjenjë krenarie por njëkohësisht përgjegjësi dhe motivim të jesh i pari në qeverisje lokale në Republikën e Kosovës. Komuna model dhe shembull i mirë i qeverisjes lokale u arrit falë punës dhe qasjes konstruktive të kryetarit të Komunës, angazhimit të drejtorëve dhe zyrtarëve komunal dhe frymës së mirë bashkëpunuese me qytetarë. Mirënjohje dhe falënderim për bashkëqytetarët e jashtëzakonshëm të Junikut, zyrtarët dhe drejtorët e komunës, bashkëpunëtorët dhe miqtë, vendor e ndërkombëtar, në veçanti ata të MAPL-së dhe Unionit Evropian!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …