Komuna e Junikut përfituese e projektit në sistemin e ujitjes

Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu sot në ambientet e Ministrisë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrin z. Faton Peci, e cila ka për qëllim investimin në sistemin e ujitjes. Kryetari Shehu falënderoj ministrin për mbështetjen e tij dhe theksoj se ky projekt do të ndikoj drejtpërsëdrejti tek bujqit e Junikut, duke ju krijuar kushte më të mira për ujitjen e tokave të tyre. Aplikimi ka qenë i hapur nga data: 29.04.2022, deri me datën : 31.05.2022, me ç’rast komuna e Junikut ka arritur që ti plotësoj të gjitha kriteret dhe të përzgjedhet së bashku me 8 komuna tjera si përfituese nga komisioni i vlerësimit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …