KOMUNA E JUNIKUT PJESË E PROJEKTIT NGA USAID “KOMUNA TRASPARENTE, EFEKTIVE DHE LLOGARIDHËNËSE

Komuna e Junikut ka mirëpritur iniciativën nga USAID-i që të bëhet komunë në fokus në kuadër të projektit „Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse“, projekt që ofron ekspert, forma, modele dhe udhëzues për të përmirësuar transparencën, efektivitetin dhe llogaridhënien e procesit komunal në fushën e prokurimit, auditimit të brendshëm, menaxhimit financiar dhe menaxhimit të burimeve njerëzore. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi shprehi falënderimin e tij për Shtetin Amerikan për liri si dhe tash në shtetndërtim, duke theksuar që bashkëpunimi i Komunës së Junikut me USAID-in ekziston qysh nga themelimi i Komunës së Junikut, ku vite më parë morri dhe çmimin për transparencë pikërisht nga USAID, mirëpo përpos zhvillimeve që kemi pasur ne jemi të vetëdijshëm që na presin standarde tjera të zhvillimit dhe integrimit të cilat i mirëpresim dhe kemi vullnetin e thellimit të bashkëpunimit me USAID me qëllim të ofrimit të shërbimeve të mira dhe transparente për qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …