Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bajram Gecaj vizitoi Komunën e Junikut

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi priti në takim zëvendësministrin e Puneve të Brendhsme Bajram Gecaj, ku e njoftoj me strategjinë e menaxhimit të situatës gjatë kohës së pandemisë në komunën e Junikut, përveç masave të ndërmarra nga niveli qendror dhe njëherit e njoftoj me sfidat dhe dëmet të cilat i shkaktoj pezullimi i zhvillimit të jetës normale në të gjitha fushat shkaku i Virusit COVID-19.

Zv.ministri Gecaj shfaqi shqetësim e tij se lirimi i masave kufizuese mund të ndikoj në rikthim të Virusit dhe shfaqjen e rasteve të reja, duke potencuar që duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe mos të ndihemi të relaksuar me rënien e numrit të rasteve të infektuar. Kryetari Kuçi potencoj që disiplina qytetare dhe respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët e Junikut ka kontribuar deri më tani të mos kemi asnjë rast të infektuar me COVID-19, mirëpo gjithashtu edhe një bashkëpunim i mire mes akterëve lokal si: Shtabit Emergjent, Organeve të Rendit, QKMF-së, QPS-së, Komunitetit Fetar dhe Shoqërisë Civile ka bërë që situata të mirëmenaxhohet, për çka falënderojmë të gjithë ata që kanë pezulluar çdo aktivitet me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. Kryetari Kuçi dhe Zv.ministri Gecaj nga Juniku kërkuan nga qytetarët të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …