Komuna e Junikut dy ditët e fundit është goditur nga stuhi të forta dhe të reshura të mëdha të shiut, gjë që edhe janë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik dhe lokacione të caktuar janë vërshuar.
Drejtoria e Shërbimeve Publike edhe vazhdon angazhimin në lokalizimin e dëmeve dhe evidentimin e zonave më të prekura nga stuhia dhe të reshurat e mëdha duke bërë përpjekje që situatën ta mbaj nën kontroll që të mos ngjallet panik tek qytetarët dhe ata të ndihen të sigurt.