Komuna e Junikut vazhdon ngritjen e shërbimeve në QKMF “ Dr. Ali Hoxha“ në Junik

Në prani të Kryetarit të Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu kanë nënshkruar kontratën e punës edhe tri infermiere të reja të cilat janë përzgjedhur përmes konkursit të fundit. Komuna e Junikut dhe kryetari Shehu është zotuar në ngritjen e shërbimeve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Junik, pas pranimit të katër mjekëve ditë më parë, sot në shërbim të qytetarëve do të jenë znj. Zize Gjocaj, znj. Njomza Kuqi dhe znj. Eliza Krasniqi. Nga sot QKMF – në Junik do të jetë më e kompletuar dhe më afër realizimit të premtimeve për shërbime më të mira, qytetarët e Junikut meritojnë 24 orë në 7 ditë të javës shërbime, prandaj jemi të përkushtuar që shumë shpejtë qytetarët ti gëzojnë këto shërbime, ka thënë kryetari Shehu.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …