Komuna e Junikut falë bashkëpunimit të mirë me qytetar, menaxhimit të mirë të gjendjes në shkolla, funksionimit dhe aktivizimit efikas të Shtabit Emergjent dhe KKSB-së, ka rezultuar me respektimin e masave mbrojtëse të përgjithshme anti COVID-19 të dala nga Qeveria e Kosovës dhe masave të veçanta të dala nga Shtabi Emergjent Komunal, disiplinë qytetare dhe institucionale që Komunën e Junikut e radhit të parën në nivel vendi në përmbushjen e masave mbrojtëse anti COVID-19. Komuna e Junikut falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe disiplinën e treguar duke i lutur që të vazhdojnë të tregojnë kujdes, të respektojnë masat mbrojtëse dhe të shmangin kontaktet e panevojshme. Iu rikujtojmë se përpos masave të përgjithshme qytetarët dhe operatorët ekonomik në periudha të caktuara varësisht nga zhvillimi i virusit i janë përmbajtur edhe masave të veçanta të dala nga Shtabi Emergjent Komunal si:
-
Takime të rregullta të Shtabit Emergjent dhe takime urgjente në baza javore apo ditore varësisht nga situata epidemiologjike
-
Reduktimi i punëtorëve në Komunën e Junikut.
-
Të ardhurit nga diaspora janë obliguar që të lajmërohen në numrat kujdestar që personeli shëndetësor të monitoroj gjendjen e tyre shëndetësore për dy javë dhe të vetizolohen
-
Komuna, Posta, Bankat, QPS, Qendra e Regjistrimit Civil, Barnatoret, Furrat, si dhe veprimtaritë e tjera publike janë obliguar që të ofrojnë shërbime me sportele duke mos pasur kontakte të drejtë për drejta me palën.
-
Dyqanet ushqimore obligohen të respektojnë distancën sociale prej 2 metrave si dhe duke evituar grumbullimin e më shumë se 3 klientëve.
-
Qytetarëve iu është bërë apel për shfrytëzimin e mundësive për shërbim online.
-
Furrat e bukës dhe Operatorët Ekonomik janë obligua ta bëjnë ambalazhimin e bukës dhe pjekurinave të tjera
-
Monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së qytetarëve të ardhur nga diaspora
-
Shpërndarja e ndihmave derë më derë nga Shtabi Emergjent, respektivisht Qendra për Punës Sociale
-
Apelim drejtë qetarëve që një anëtar për familje të bëjë furnizimin për nevoja familjare (duke respektuar masat mbrojtëse)
-
Thirrje që të gjithë qytetarët që në rast që hasin grupe/turma njerëzish në hapësira publike/parqe ti njoftojnë organet e rendit
-
Ndalimi i ushtrimi i veprimtarisë në territorin e Komunës së Junikut Postës së Shpejt
-
Ftesë që qytetarët që ditëve të fundit kanë praktikuar vizita në zona të prekura nga Pandemia në Republikën e Kosovës apo janë vizituar nga familjar nga këto zona të kontaktojnë Shtabin Emergjent Komunal me numrat kujdestar:
-
Monitorimi konstant i gjendjes së pacientëve me sëmundje kronike nga Stafi Mjekësor
-
Dezinfektim i objekteve komunale
-
Dezinfektimi dhe pastrimi i rrugëve
-
Shpërndarje të pakove ushqimore dhe higjienike derë më derë nga Shtabi Emergjent për të evituar turmat
-
Pajisje me mjete mbrojtëse për personel
-
Kufizim i lëvizjes së automjeteve dhe turmave në zona të caktuara
-
Mbyllja e parqeve
-
Krijim i grupeve vullnetare
-
Caktim i një numri telefonik kontaktues për qytetarët për kërkesa / shqetësime
-
Kontrolla të përditshme rutinore të nxënësve nëpër shkolla
-
Organizimi nëpër shkolla i mësimit me respektim distance dhe evitim të kontakteve të afërta
-
Informim i përditshëm i qytetarëve për masat mbrojtëse, mënyrën e transmetimit, simptomat etj të rekomanduara nga IKSHPK dhe OBSH, informim përmes faqes së komunës, në linqet e mëposhtme gjeni njoftimet përmes videove, posterave: