Komuna e Junikut zgjatë orarin e punës në sektorin e Gjendjes Civile dhe Zyrën Pritëse

Komuna e Junikut njofton qytetarët e sajë se, duke filluar nga data 12.07.2021 – 31.08.2021, zgjatet orari i punës në sektorin e Gjendjes Civile dhe Zyrën Pritëse, nga ora 8:00 – 18:00. Kjo zgjatje e orarit të punës bëhet me qëllim që t’iu ofrohet shërbim shtesë bashkatdhetarëve tanë që vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë. Dokumentet me të cilat qytetarët mund të pajisen deri në orën 18:00 janë: certifikata e lindjes, vdekjes, certifikata e shtetësisë, e vendbanimit, e kurorëzimit, etj. Sqarim: gjithashtu ju njoftojmë se Komuna e Junikut ka në shërbim të qytetarëve edhe platformën elektronike e – Kioskun, në të cilin mund të shërbehen 24/7, me dokumente të gjendjes civile.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …