Që nga dita e shtune, Kompania e kontraktuar nga Komuna e Kaçanikut për mirëmbajtjen e rrugëve, është angazhuar për pastrimin dhe hapjen e rrugëve nga bora në territorin e komunës. Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, njoftoi se rrugët janë të kalueshme, ndërsa në zonat më të thella malore ka vështirësi qarkullimi. Nga ana tjetër edhe Nënkryetari Ylber Bajra pati takim me përfaqësues të Stacionit të Policisë, ku u konfirmua bashkëpunimi mes këtyre institucioneve në mbarëvajtjen e rregullit edhe në trafik, ndërsa u kërkua nga shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të kenë me vete pajisjet dimërore.