Komuna e Kaçanikut dhe Administratorët lokal diskutojnë për projektet kapitale dhe për buxhetin komunal

Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut, ka organizuar një debat me administratorët komunal, ku janë diskutuar investimet kapitale komunale si dhe planifikimi i buxhetit komunal për vitin 2018. Takimin e hapi Faruk Dërmaku- zyrtarë i programit pranë OSBE-së, i cili falënderoi administratorët për kontributin e tyre. Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi tha se jemi në fazën e implementimit të projekteve milionëshe komunale, të cilat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të komunës së Kaçanikut dhe do të krijojnë kushte sa më të mira për mirëqenien e tyre. Nënkryetari përmendi investimet në infrastrukturën rrugore, investime në arsim ku përfshihet ndërtimi i tri shkollave fillore dhe i çerdhes publike, ndërtimi i shtratit të lumit Lepenc, shtimi i kapaciteteve të ujësjellësit, ndërtimi i banesës për banim social e shumë projekte të tjera, ndërsa theksoi se me përfundimin e rregullimit të infrastrukturës, komuna do të ketë prioritet zhvillimin ekonomik të vendit si dhe trajtimin e ujërave të zeza. Nënkryetari falënderoi ministritë për financimin e shumë projekteve si dhe donatorë të tjerë vendor e ndërkombëtar që po ndihmojnë në realizmin e projekteve të ndryshme. Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Bahri Selimi, fillimisht falënderoi OSBE-në për organizimin e këtij takimi që sipas tij ishte një mundësi e mirë për diskutimin e projekteve dhe prioritete komunale. Drejtori Selimi njoftoi administratorët se buxheti komunal për vitin 2018 do të jetë në vlerë prej 7 milion e 563 mijë euro, krahasuar me vitin paraprak do të ketë gjysmë milioni rritje. Drejtori Selimi shpalosi para anëtarëve ndarjen e buxhetit sipas kategorive, ndërsa me fokus të vençat shpjegoi ndarjen e buxhetit tek investimet kapitale, kurse kërkoi nga administratorët që të japin propozimet e tyre, varësisht nga nevojat e lokaliteteve për investime kapitale për vitin 2018. Edhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani njoftoi administratorët për ecurinë e implementimit të projekteve kapitale, ndërsa shtoi se jemi në vlugun e implementimit të projekteve, duke shtuar se në kuadër të investimeve milionëshe për këtë vit, pothuajse nuk ka mbetur asnjë lagje apo lokalitet i paprekur nga investimet. Nga ana tjetër administratorët komunal u shprehën të kënaqur me investimet komunale, megjithatë paraqitën nevojat e komunitetit që ata përfaqësojnë. Përfaqësuesit lokal kërkuan investime në infrastrukturën rrugore përfshirë kanalizimin, trotuarin dhe ndriçimin publik, rritjen e kapaciteteve të ujit, investime në infrastrukturën arsimore, investime në shëndetësi etj. Administratorët po ashtu cekën problemet e lokaliteteve për gjatë të cilave është duke u ndërtuar autostrada.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …