leoni

Komuna e Kaçanikut dhe Forumi për Iniciativa Qytetare implementojnë një mori projektesh rinore në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) përfunduan pesë projekte rinore në Kaçanik. Projektet kishin për qëllim realizimin e disa nismave për rregullimin e mirëqenies qytetare dhe promovimin e të lexuarit nga të rinjtë në qytet. Projektet që u realizuan ishin ,,Vitrina e Librit”, “Furnizimi i bibliotekës me tituj të rinj”, “Ndriçimi në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik”, si dhe projektet “Ulëse në Parkun e Qytetit dhe në Stacionin e Autobusëve”. Projekti është realizuar përmes angazhimit të pesë ambasadorëve të rinj të Komunës së Kaçanikut, ndërsa në implementim ishin të përfshirë mbi 100 të rinj kaçanikas. Drejtori për Arsim dhe Kulturë në Kaçanik Enver Kamishi, tha se realizimi i këtyre projekteve sado që simbolike qofshin, e kanë rëndësinë e vet, sepse paraqesin aktivizimin dhe vullnetin rinor për të ndryshuar qytetin me aktivitete në të mirë të shoqërisë në përgjithësi. Projektet janë financuar nga Komuna e Kaçanikut dhe Forumi për Iniciativa qytetare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …