Në vazhdën e projekteve në ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, nënshkroi Kontratën për implementimin e dy projekteve të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Kaçanikut: ndërtimi i trotuarit për këmbësor në Lagjen Dushkajë si dhe rregullimi i ndriçimit publik në disa lagje të qytetit të Kaçanikut. Këto dy projekte do të financohen nga Programi për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS) në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut, ndërsa në tërësi projekti do të kushtoj 83 mijë e 821 euro.
Me këtë rast Kryetari Ilazi tha se përmes këtij projekti do të jenë qytetarët e Komunës së Kaçanikut që do të përfitojnë në ngritjen e cilësisë së jetesës së tyre. Kryetari tha se pas rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve po kalohet në pjesë të tjera të investimeve si në trotuare, ndriçime publike etj.